DUKA KA NJE MESAZH: EDHE NESE HUMBASIM 45 BASHKI, TIRANA DUHET FITUAR PATJETER
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e konsideron Tiranën si bashkinë me peshën më të madhe në zgjedhjet lokale, duke theksuar se fitorja e opozitës në kryeqytet do ta përgatiste vendin për rotacion politik. Duka u shpreh se partitë e opozitës duhet të lënë mënjanë përplasjet dhe të dakordësohet për një kandidat të përbashkët për Tiranën. Sipas tij, edhe nëse opozita humbet 45 bashkitë e tjera, fitorja në kryeqytet do të tregonte se vendi po përgatitet për një ndryshim të pushtetit në zgjedhjet politike. “Tirana ka rëndësinë e vet. Pesha e Tiranës është shumë e madhe se sa e bashkive të tjera. Nëse në Tiranë fiton opozita, sikur t’i humbasë 45 të tjerat, atëherë do të thotë që kërkon rotacion, pra përgatiten zgjedhjet politike...
Burimi:
ntv.al