“Duhet të rikthehet ai i dy viteve më parë”, Diego Simeone paralajmëron lojtarin e transferuar në ditën e fundit të merkatos
9 Shtator 2026 17:37 Telesport Në prag të përballjes së sotme ndaj Liverpool-it, Diego Simeone foli edhe për Jonathan David, i transferuar tek Atletico Madrid në ditën e fundit të merkatos, në formë huazimi nga Juventus. “El Cholo” pret nga sulmuesi kanadez t’i japë një ritëm tjetër ekipit në sulm dhe se ai duhet të rikthehet në formën e dy viteve më parë, kur ishte pjesë e Lille. “David? Ai na jep shpejtësi, sidomos në krahun e djathtë, si dhe mundësinë për të depërtuar pas shpinës së mbrojtjes, diçka që nuk e kishim në skuadër. Vetëm Giuliano dhe Llorente mund ta bënin këtë në atë krah, por David mund ta bëjë këtë edhe duke lëvizur më shumë në qendër”, tha Simeone. “Kur ai mbërriti, i...
Burimi:
telesport.al