“Duhet të jesh i zgjuar”, Harry Kane nuk pajtohet me atë që Olise bëri ndaj Viking
Bayern Munich nuk mori dot më shumë se një pikë pas barazimit 3-3 ndaj Viking në Champions League. Bavarezët e nisën shumë keq takimin, duke e mbyllur pjesën e parë në disavntazh të dyfishtë. Pjesa e dytë kishte një fytyrë komplet tjetër për Bayern, që arriti shumë shpejt të shënojë tre gola dhe të përmbysë shifrat. Por, kartoni i kuq i marrë nga Michael Olise, në momentin kur Bayern ishte në avantazh 2-3, ndikoi shumë dhe në fund nordikët barazuan shifrat 3-3. Harry Kane, protagonist me dy gola në këtë takim, tha se kartoni i kuq i marrë nga shoku i tij i skuadrës, Michael Olise, ndryshoi gjithçka në këtë ndeshje. Sulmuesi anglez shtoi se francezi duhet të marrë përgjegjësinë për gabimin e tij. “Ishte...
Burimi:
telesport.al