“Duhet me e vra ndonjë polic bro…!”- Balla publikon bisedën e grupeve anonime në WhatsApp: Në grupin e studentëve u dha porosi për të marrë thika!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për kritikat ndaj ndërhyrjes së Policisë gjatë protestës, duke ngritur shqetësimin për praninë e personave që i cilëson si elementë kriminalë të maskuar si studentë. Përmes një postimi, Balla publikon mesazhet e një grupi WhatsApp, ku janë dhënë porosi për të marrë thika dhe për të sulmuar punonjësit e Policisë së Shtetit. “Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta? Tek grupi i whatsup që tregoi ajo studentja mbrëmë kanë marrë porosi të marrin thika dhe të qëllojnë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit”, shkruan Taulant Balla.
Burimi:
javanews.al