Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!
Një 30-vjeçar nga Kukësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe. Interpol Tirana njoftoi se procedura e ekstradimit të Bamir Halilit (Axhami) u finalizua gjatë fazës së operacionit të koduar “The Wanted”, në kuadër të koordinimit informativ dhe operacional me specialistët e Interpol Abu Dhabit. Sipas autoriteteve shqiptare, Halili, 30 vjeç, lindur në Kukës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Vendimi ishte marrë në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, lidhur me dy vepra penale. Ai akuzohet për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe për veprën penale “Dhuna...
Burimi:
ntv.al