Dua Lipa zgjedh “Klara and the Sun” të Kazuo Ishiguros për klubin e saj të librit

Dua Lipa zgjedh “Klara and the Sun” të Kazuo Ishiguros për klubin e saj të librit

Dua Lipa ka bërë të ditur se romani “Klara and the Sun” i shkrimtarit britaniko-japonez Kazuo Ishiguro është përzgjedhja e radhës për “Service95 Book Club”, klubin e librit që ajo drejton përmes platformës së saj Service95. Këngëtarja tregoi se e kishte lexuar romanin për herë të parë kur u botua në vitin 2021 dhe se që prej atëherë ka lexuar edhe veprat e tjera të Ishiguros. Ajo e përshkroi autorin si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë dhe romanin si një prej të preferuarve të saj. “Klara and the Sun” rrëfen historinë e Klarës, një “artificial friend” (AF), e krijuar për të qenë shoqëruese e kujdesshme e 14-vjeçares Josie. Në botën e romanit, fëmijët mësojnë në distancë përmes tutorëve në ekran, ndërsa disa prej...