Dua Lipa rikthehet në Pejë, merr pjesë në dasmën e familjarit të saj

Dua Lipa rikthehet në Pejë, merr pjesë në dasmën e familjarit të saj

26 September, 2026 - 11:24 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vizituar së fundmi Pejën, këtë herë për një ngjarje tërësisht familjare. Artistja ka marrë pjesë në dasmën e Andit, djalit të hallës së saj, i cili ka kurorëzuar martesën. Interpretuesja e hitit “Training Seasons” rrallëherë viziton Kosovën pa ndonjë angazhim publik, ndërsa këtë herë rikthimi i saj në vend lidhet me një moment të rëndësishëm për familjen. Detajet nga ceremonia janë bërë të ditura kryesisht përmes motrës së saj, Rina Lipës, e cila ka ndarë disa pamje nga dasma në rrjetet sociale. Në fotografitë e publikuara prej saj bien në sy edhe elementet e veshjes tradicionale shqiptare të nuses, përfshirë jelekun e qëndisur me ar dhe rruaza, veshjen e bardhë të punuar...