Dua Lipa përzgjedh romanin “White Teeth” të Zadie Smith për Klubin e Librit Service95
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka prezantuar përzgjedhjen e radhës për Klubin e Librit Service95, duke vënë në qendër romanin “White Teeth” të shkrimtares britanike Zadie Smith. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua Lipa ka ndarë vlerësimin e saj për këtë vepër, të cilën e cilëson si një nga librat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, që vazhdon të ndikojë në botën letrare edhe më shumë se dy dekada pas botimit. I botuar në vitin 2000, “White Teeth” shënoi debutimin letrar të Zadie Smith dhe u prit me vëmendje të madhe nga kritika dhe lexuesit. Romani është përshkruar si një sagë shumëgjeneracionale, plot humor dhe ngjarje, që pasqyron Londrën multikulturore të shekullit XX përmes historive të dy familjeve, Iqbal dhe Jones. Ngjarja...
Burimi:
kultplus.com