“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi integritet, profesionalizëm dhe pavarësi nga brezi i ri i magjistratëve, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi besimin e publikut si themelin e drejtësisë dhe theksoi se sistemi i reformuar tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku sfida kryesore mbetet shndërrimi i reformës në rezultate konkrete dhe një drejtësi më efektive, të pavarur dhe në kohë. Begaj vlerësoi se integriteti dhe profesionalizmi i tyre do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë së reformuar në këtë fazë vendimtare të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Brezi juaj ka një përparësi historike: ju po hyni në sistemin e drejtësisë që reforma ndërtoi. Kjo vjen edhe...
Burimi:
javanews.al