Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, duke bërë të ditur se punimet në këtë segment janë drejt përfundimit. Në postimin e tij të mëngjesit, Rama ka ndarë pamje nga infrastruktura e re rrugore, e cila synon të krijojë një lidhje më të shpejtë mes Beratit dhe jugut të vendit. Sipas kryeministrit, ky aks pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të ndikojë në zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës. “Mirëmëngjes! Me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju...