Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Dramë për Interin/ Përmbys Uravën në minutën e 92-të, Lautaro jep spektakël me golin me roveshatë
Interi ka marrë sot fitoren e parë në Botërorin e Klubeve. Zikaltrit kanë mposhtur me vështirësi Uravën. Skuadra japoneze befasoi jo pak nënkampionët e Europës. Vatanabe tundi rrjetën në minutën e 11, kur i dha epërsinë Uravës. Një epërsi të cilën e ruajtën deri në minutën e 78, atëherë kur Lautaro Martinezi i mahniti të gjithë me golin e tij. Edhe pse gjendej i rrethuar nga disa lojtarë të skuadrës japoneze, argjentinasi i Interit arriti të jepte spektakël në zonë duke shënuar me roveshatë. Ndërkohë për golin e fitores do të mendonte Karboni. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës...