Dramaturgu britanik, Mark Ravenhill, mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Dramaturgu britanik, Mark Ravenhill, mban punëtori në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur një diskutim dhe punëtori me dramaturgun britanik Mark Ravenhill, autor i dramës “Prerja”, e cila do të vijë premierë më 1 dhjetor 2026, në regji të Fatos Berishës. Në shfaqje interpretojnë aktorët Armond Morina, Shengyl Ismajli, Armend Smajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri. Skenografia është realizuar nga Bekim Korça, kostumografia nga Alma Krasniqi, muzika nga kompozitorja Rona Castrioti, asistente e regjisorit është Xheraldina Krasniqi, ndërsa inspicientja Nazmije Krasniqi./rtk ObserverKult Lexo edhe: Shkrimtari shqiptar përballë politikave kulturore përçmuese