Dramaturgjia kosovare promovohet në skena të reja evropiane

Dramaturgjia kosovare promovohet në skena të reja evropiane

Teatri Kombëtar i Kosovës ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të projektit evropian “DoSEL – Drama of Smaller European Languages”, të mbajtur në Zagreb, ku u prezantuan rezultatet e dy viteve të bashkëpunimit për përkthimin dhe promovimin e dramaturgjisë në gjuhët më të vogla evropiane. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, një nga rezultatet e projektit është botimi “Eight Plays”, i cili përmbledh tetë drama të përkthyera. Në këtë botim përfshihet edhe drama “Aventurat e familjes Bosh në Unmikistan” e autorit Jeton Neziraj, e përkthyer në gjuhën angleze. Vepra është përkthyer gjithashtu në spanjisht dhe në gjuhën baske, përmes bashkëpunimit ndërmjet Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Ndërkombëtar Arriaga të Bilbaos. Këto bashkëpunime synojnë ta bëjnë dramaturgjinë kosovare më të qasshme për publikun evropian, duke...