DPA ekspozitë dokumentare për rrugëtimin e shqipes, nga alfabeti në standardizim

DPA ekspozitë dokumentare për rrugëtimin e shqipes, nga alfabeti në standardizim

8 September, 2026 - 20:50 Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar sot një ekspozitë dokumentare, që ilustron rrugëtimin e gjuhës shqipe, nga alfabeti deri në standardizim. Dëshmi historike që datojnë që prej Luftës së Parë Botërore e deri pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit u paraqitën në Auditor, në prani të drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “7 Marsi”, Alma Hamzallari, të një grupi mësuesesh të këtij institucioni arsimor, të studentëve, të nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë të interesuar. Në përputhje me simbolikën e 8 Shtatorit, ekspozita i kushtoi vëmendje të posaçme përpjekjeve të shtetit shqiptar për të luftuar analfabetizmin dhe hapat e ndërmarrë në këtë drejtim, duke i dhënë përparësi të veçantë shkollimit të grave, të...