Burimi:
Sot.com.al

Dosja “Veliaj”/ Pas bashkëshortes mbërrin në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule
👁3133
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur mesditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Më herët, gjatë ditës ishte në SPAK edhe gruaja e tij, Marisa Nito. Çifti ka lidhje me hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjendet në paraburgim prej 10 shkurtit. Gjithashtu edhe biznesmeni Abule u vu në pranga më 10 shkurt, në të njëjtën ditë me kryebashkiakun. Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për biznesmenin Abule. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, së bashku me gruan Marisa Nito....