No Image Available

DOSJA SHISH MERR ZJARR/ Kalaja: SPAK PO E ZHVENDOS VËMENDJEN TE MESAZHET EROTIKE

Juristja Adriana Kalaja ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe dosjen e AKSHI-t. Kalaja e zhvendosi fokusin te përgjegjësia politike dhe mënyra se si, sipas saj, po prezantohen në publik materialet hetimore. “Në rastin konkret, nuk është faji as i Ergys Agasit, as i Vlora Hysenit, as i Belinda Ballukut. Strumbullari i gjithë kësaj piramide kriminale është Edi Rama. Janë provat në dosje,” deklaroi ajo. Duke iu referuar largimit të Hysenit nga drejtimi i SHISH-it, Kalaja ngriti pikëpyetje mbi kompetencat e Kryeministrit, duke argumentuar se ligji i jep atij të drejtën për të propozuar drejtuesin e SHISH-it, ndërsa emërimi bëhet nga Presidenti. Më tej, Kalaja kritikoi publikimin e disa prej komunikimeve të dosjes, duke pretenduar se vëmendja...