Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja ‘Plumbi i artë’/ Tension i fortë në seancë, Alibej sfidon të gjithë në GJKKO: I di mirë lojërat e tua
U zhvillua sot e shoqëruar përsëri me tensione dhe debate të forta mes palëve, seanca e radhës e procesit “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme. Pas diskutimeve të avokatëve që kërkojnë dëshminë e plotë të bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej, ka reaguar edhe vetë ky i fundit. Seancën e kaluar GJKKO pranoi kërkesën që avokatët të njiheshin me rrëfimin e bashkëpunëtorit në SPAK, të dhëna dy vjet më parë. Erjon Alibej u shpreh: “Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë dhe në gjykimin tim i takon vetëm 25% të këtyre të akuzuarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju?...