Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për më 9 nëntor seancën e radhës të gjykimit në themel për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe persona të tjerë. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët vijojnë bojkotin pa afat në shenjë proteste ndaj rregullores së GJKKO-së. Sipas tyre, kjo rregullore cenon ushtrimin e profesionit të avokatit dhe të drejtën për mbrojtje. Ndryshe nga seancat e mëparshme dhe nga praktika e ndjekur nga disa trupa gjyqësore, këtë herë trupa gjykuese që shqyrton dosjen “Partizani” nuk ka vendosur gjoba ndaj avokatëve për bojkotin.
Burimi:
gijotina.com