Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e organit të akuzës për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe lidhjet e saj me biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi. Përgjimet e zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) zbulojnë komunikime direkte të Agasit me dy shtetas izraelitë lidhur me drejtuesen e inteligjencës shqiptare. Në mesazhet e zbuluara në aparatin celular të Agasit gjatë ndalimit të tij, ai i shkruan shtetasit izraelit të identifikuar si Shalev I. duke deklaruar për lidhjen me drejtuesen e SHISH-it. “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”, shkruhet në një prej mesazheve të administruara në dosjen hetimore. Në një tjetër komunikim të dokumentuar nga hetuesit, dërguar shtetasit izraelit Srulik E. K., biznesmeni Agasi pretendon se drejtuesja e shërbimit sekret...