Dosja e tunelit të Llogarasë, ish-kreu i ARRSH dhe ish-drejtori i KESH-it në SPAK

Dosja e tunelit të Llogarasë, ish-kreu i ARRSH dhe ish-drejtori i KESH-it në SPAK

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli TIRANË-Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, bashkë me ish-zyrtarin Erald Elezi janë paraqitur në sot ambjentet e SPAK. Gjyli ka qëndruar në ambientet e SPAK për të paktën 30 minuta i shoqëruar me avokatin e tij. Në muajin gusht Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, si dhe ish-administratorin e KESH-it, Erald Elezi. Të dy ndodheshin në masën e arrestit në shtëpi, e cila u zëvendësua me masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalimit për të dalë jashtë vendit”. Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), pasi akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur...