Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dosja e Sterilizimit/Shtyhet seanca për ish-ministrin Beqaj, shton avokatët mbrojtës
👁13994
Seanca për çështjen e sterilizimit në GJKKO është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Bëhet me dije se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shtuar numrin e avokatëve që do ta mbrojnë në këtë proces. Përveç avokatit Ermal Yzeiri, ish-ministri Beqaj do të përfaqësohet edhe nga avokati Florian Bonjaku. Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq ku nuk mund të merrte pjese për shkak të gjendjes shëndetësore shoqëruar me një recetë të mjekimeve që po merr në qeli.