Dosja e SHISH, Apeli i GJKKO-së liron Emro Sulejamin, lë në burg Fatjon Kalluçin!
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Emro Sulejamit, kryekamerier i një lokali pranë rezidencave qeveritare në Durrës, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e shpallur më 3 nëntor 2026, gjykata ka caktuar ndaj tij dy masa sigurie: ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Sipas vendimit, Sulejami nuk mund të largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin paraprak të gjykatës dhe nuk mund të përdorë dokumentet e identifikimit për të dalë jashtë vendit pa këtë autorizim. Gjithashtu, ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 09:00, pranë oficerit...
Burimi:
javanews.al