Dosja e Agasit/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore, Kalluçi dhe Sulejmani dalin para GJKKO

Dosja e Agasit/ Çfarë u gjet në telefonin e shefit të Policisë Shkencore, Kalluçi dhe Sulejmani dalin para GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që ka të bëjë me përkrahjen e Ergys Agasit në kohën kur ai ishte në kërkim. Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të hetimit, Fatjon Kalluci, në detyrën e shefit të Policisë Shkencore, dyshohet se në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, i ka dërguar atij tre foto të ekspertizës së automjetit tip “Land Rover Defender”, me targë GG444AA, i cili ishte gjetur në “Equos Resort”. Ndërkohë, sipas hetimeve Embro Sulejmani, kryekamarieri dyshohet se i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur Ergys Agasi. Këto të dhëna mësohet se janë zbuluar në...