Dosja Balluku, Igli Tare 5 orë në SPAK: Gjithçka që kisha i deklarova aty

Dosja Balluku, Igli Tare 5 orë në SPAK: Gjithçka që kisha i deklarova aty

Ka përfunduar pas 5 orësh marrja në pyetje e ish futbollistit të Kombëtares, Igli Tare në SPAK.  Ai është marrë në hetim në kuadër të dosjes së ish/zvkryeministres së qeverisë Rama, Belinda Balluku.Tare akuzohet për pastrim parash sepse ka përdorur emrin e tij si ‘prestanome’ për të fshehur vilën në pronësi të Ballukut. Pasi doli nga SPAK ai deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar, 'gjithçka që kisha i deklarova aty' tha ai. Afera me vilën në Palasë, e dyta e sekuestruar pas një tjetre po në zonën e Dhërmiut, ka rënduar situatën penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, më shumë se...