Doruntina Kastrati sjell ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë më 10 dhjetor 2026 ekspozitën e parë personale të artistes Doruntina Kastrati në këtë institucion, me titull “Çdo jetë, një botë” (Each Life, a World). Ekspozita shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Kastratit, duke e sjellë punën e saj në një prezantim të veçantë në një prej hapësirave kryesore të artit pamor në vend. E kuruar nga Sandra Beate Reimann, ekspozita është bashkëkomisionuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me institucionin artistik Röda Sten Konsthall. Përmes këtij bashkëpunimi, projekti artistik do të prezantohet në një kontekst që lidh institucionet kulturore dhe hapësirat e artit përtej kufijve. Galeria Kombëtare e Kosovës ka bërë të ditur se detajet e mëtejshme rreth ekspozitës do të publikohen së...
Burimi:
kultplus.com