Dortmund merr fitoren e vështirë ndaj Stuttgart, por i mjafton për të marrë tre piket dhe kreun e renditjes (video)

Dortmund merr fitoren e vështirë ndaj Stuttgart, por i mjafton për të marrë tre piket dhe kreun e renditjes (video)

19 Shtator 2026 20:31 Telesport Borussia Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac fituan sot 0-1 në transfertën delikate ndaj Stuttgart. Vendimtar në “MHPArena” ishte goli i shënuar nga Maximilian Beier, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit të mrekullueshëm të Jobe Bellingham. SHIKOGOLIN Në minutën e 73-të, Dortmund i afrohet golit të dytë, por goditja e Konstantinos Karetsas përfundoi pak jashtë shtyllës së djathtë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Borussia Dortmund fiton 0-1 dhe kryeson e vetme me 12 pikë. Stuttgart e ka nisur shumë keq këtë sezon dhe renditet momentalisht në vendin e 14-të.