Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Donnarumma për trajnerin e ri axurr: Ranieri apo Pioli? Kushdo që të vijë, jam i sigurt se…
👁1966
10 Qershor 2025 9:06 Alfred Lleshi Gigio Donnarumma, portieri dhe kapiteni i Italisë, ka folur për “Sky Sport” mbi hipotezat Pioli dhe Ranieri si pasues të mundshëm të Spallettit në kombëtaren axurre: “Janë dy trajnerë të mëdhenj. Kushdo që do të vijë e di se në kombëtare duhet të japësh gjithçka. Jam i sigurt se kushdo që do të vijë do të japë gjithçka për të na çuar në Botëror”. Çfarë vere do të kalojë: “Tani do të shkojmë në Botërorin për Klube, prioriteti im është të rinovoj me PSG-në dhe nuk mendoj se do të ketë probleme”.