Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Donnarumma: Kombëtares italiane i duhet më tepër balancë, shpresoj të qëndroj gjatë te PSG
👁6296
Kapiteni Gianluigi Donnarumma ka dalë në konferencë për shtyp në sallën kryesore të Covercianos, në prag të ndeshjes Norvegji-Itali, duel vendimtar për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve, portieri i PSG-së është thirrur t’i udhëheqë axurrët në sfidën delikate të Oslos. Ata kanë Haaland, italianët Donnarummën. Si e gjykon momentin?Nuk jam i shqetësuar. Sigurisht që ka tension për një ndeshje të rëndësishme, një sfidë ku duhet të japim gjithçka për ta fituar. Bëhet fjalë për kualifikim në Botëror. Të gjithë këtu e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, s’ka nevojë as të thuhet....