Donnarumma drejt Premier League? Ja tre gjigantë anglezë synojnë portierin e PSG-së

Donnarumma drejt Premier League? Ja tre gjigantë anglezë synojnë portierin e PSG-së

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, mund të jetë ylli i madh i tregut të transferimeve në Premier League. Sipas “Fichajes”, portieri italian ka tërhequr interesin e tre prej klubeve më të fuqishme të Anglisë: Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, të cilët thuhet se janë të gatshëm të përfitojnë nga situata e tensionuar kontraktuale e portierit me ekipin parisien. Marrëdhënia midis Donnarummas dhe PSG-së po kalon një periudhë të vështirë. Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2026, portieri 26-vjeçar nuk është i gatshëm të rinovojë sipas kushteve të reja të klubit, të cilat përfshijnë një strukturë page të bazuar në bonuse performance. Rrethimi i lojtarit e konsideron këtë formulë të papranueshme, duke kërkuar garanci page në përputhje me statusin e tij si...