Doncic i jep fitoren e radhës Lakers, triumfojnë Golden State e Boston, vijon kriza për Clippers
Lakers korrën sot fitoren e pestë sezonale në NBA, pas triumfit të vështirë 131-125 ndaj Toronto. Një ndeshje e dueluar fort deri në fund, ku për kalifornianët shkëlqeu Luka Doncic, autor i 45 pikëve e 15 rebound. Vijon sezoni zhgënjyes i Clippers, që u mundën 124-112 nga Golden State, dukë pësuar humbjen e pestë sezonale (kanë vetëm një fitore). Yaxel Landeborg me 37 pikë ishte lider në fushë për ekipin e Warriors. Jashtë fushe fiton ekipi i Boston, që mundi 108-97 Orlando, ndeshje ku për miqtë u dallua Jayson Tatum, autor i 32 pikëve. Skuadra e Brooklyn, falë 23 pikëve të Porter dhe 20 të Randle, triumfoi 98-80 në fushën e Indiana. NBA-Rezultatet e sotme Orlando – Boston, 97-108 Indiana – Brooklyn, 90-98 Golden State...
Burimi:
telesport.al