Doli numri i dytë për këtë vit i revistës letrare ”Jeta e Re”
Posa ka dalë në qarkullim numri i dytë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me tekstin “Hije që lexojnë”, shkëputur nga libri “Historia e leximit” të autorit Roberto Manuel. Ndërkaq, në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Udhëtimi në Paris” dhe “Ella” të Zejnullah Rrahmanit, “Alejandro Gonzales Menendez” dhe “Protopapë Lukë Vithkuqari, Zograf” të Azem Qazimit, “Nëna Cile” i Bedri Tahirit, “Gruaja e gurit” i Gent Markajt, “Përkthyesja” i Eftim Etkind-it”, “Napoleoni dhe spektri” dhe “Një aventurë në Irlandë” të Sharlotte Brantë, “Ribashkimi” i Ihumpa Lahir-it dhe “Pantallona në ulje” të Slavenka Drakuliq-it. Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish prezantohen Nexhat Halimi, Ervina Halili, Halil Matoshi, Rizah Sheqiri, Pia Tafdrup dhe Mery Oliver. Në rubrikën qendrore...
Burimi:
kultplus.com