Doli në video duke ushtruar dhunë ndaj një 46- vjeçareje në pedonalen e Shkodrës, procedohet 18- vjeçari

Doli në video duke ushtruar dhunë ndaj një 46- vjeçareje në pedonalen e Shkodrës, procedohet 18- vjeçari

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social “JOQ”, ku shfaqet një shtetas që dyshohet se ushtron dhunë fizike ndaj një shtetaseje, në pedonalen “Kolë Idromeno”, Shkodër, sqarojmë se:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet procedurale për rastin dhe kanë identifikuar shtetasin e përfshirë.Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Bledar Fikaj, 18 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases P. H., 46 vjeçe.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.Post navigation