DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim!

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim!

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka publikuar një dokument me pyetje dhe përgjigje mbi Rregulloren e Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e GJKKO-së”, e cila do të hyjë në fuqi në 1 shtator 2026. Rregullorja, e hartuar nga kryetari i GKKO-së, Erion Bani, përcakton një sërë rregullash për sigurinë, aksesin e publikut dhe medias, zhvillimin e seancave gjyqësore, si dhe sjelljen brenda ambienteve të gjykatës. Sipas dokumentit, çdo person që hyn në GJKKO duhet të paraqesë dokument identifikimi dhe t’i nënshtrohet kontrollit fizik dhe elektronik nga personeli i sigurisë dhe/ose Garda e Republikës. Refuzimi i kontrollit apo pamundësia për të konfirmuar identitetin sjell ndalimin e hyrjes. Në ambientet e gjykatës nuk...