Dokumenti i sigurimit të Titanikut del në ankand, pritet të shitet deri në 50 mijë paund

Dokumenti i sigurimit të Titanikut del në ankand, pritet të shitet deri në 50 mijë paund

  Një dokument historik që lidhet me sigurimin e anijes legjendare ‘Titanic’ pritet të shitet në ankand për një shumë deri në 50 mijë paund britanikë. Bëhet fjalë për kopjen e vetme të njohur të një dokumenti sigurimi që mbulonte trupin metalik të anijes gjatë provave të saj në det, vetëm pak javë përpara mbytjes tragjike në vitin 1912. Dokumenti është nënshkruar më 27 mars 1912, vetëm 19 ditë përpara se Titaniku të përplasej me një ajsberg në udhëtimin e tij të parë drejt Nju Jorkut, më 15 prill. Në këtë tragjedi humbën jetën rreth 1 500 persona. Polica ishte lëshuar nga kompania amerikane e sigurimeve Atlantic Mutual Insurance Company dhe parashikonte një mbulim prej 100 mijë dollarësh për trupin prej çeliku të anijes. Sipas...