Dokumente të rralla historike pasurojnë Muzeun e Alfabetit në Manastir
Trashëgimia e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e gjuhës shqipe, do të marrë një hapësirë të re në Muzeun e Alfabetit në Manastir, përmes riprodhimeve të dokumenteve të rralla historike. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Arkivin Historik dhe Diplomatik të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, do t’i dhurojë muzeut dokumente që lidhen me Kongresin e Manastirit, në kuadër të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Alfabetit, më 22 nëntor. Nisma synon të pasurojë fondin muzeor me materiale që dëshmojnë përpjekjet historike për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, duke afruar brezat e rinj me një kapitull themelor të identitetit kulturor e gjuhësor shqiptar. Vendimi u bë i ditur...
Burimi:
kultplus.com