Dokumente të çmuara bullgare mesjetare në lidhje me Arbërinë dhe arbërorët

Dokumente të çmuara bullgare mesjetare në lidhje me Arbërinë dhe arbërorët

Mesjeta e hershme arbërore mund të zbardhet e hulumtohet thelbësisht edhe duke shfrytëzuar arkivat e fqinjëve tanë, veçanërisht arkivat dhe dokumentet mesjetare bullgare, ku viset arbërore përmenden qysh herët në histori, gjatë përshkrimit të viseve ku shtrihej sundimi bullgar, falë vulave dhe lejeve përkatëse mbretërore, apo gjithashtu edhe librave të ndryshëm fetarë të kohës, siç do të keni mundësinë të lexoni në tre shembujt e mëposhtëm: Në një dokument të rrallë të shkruar në vitin e largët 1230, të quajtur “Karta e Dubrovnikut” (“Дубровнишка Грамота” në origjinal), ku perandori bullgar Ivan Asen II u njeh tregtarëve raguzanë të drejtën e tregtisë në viset nën sundimin e tij, gjejmë një frazë me interes madhor për arbërorët, kur thuhet tekstualisht në bullgarishten e vjetër “или в ꙁемꙙ...