DOKU.TECH bashkon të rinjtë dhe profesionistët për të diskutuar teknologjinë dhe inteligjencën artificiale
Është mbajtur edicioni i 13-të i DOKU.TECH, ngjarjes që bashkon teknologjinë, inovacionin dhe idetë e reja, e organizuar nga The Foundation House. Në këtë edicion, vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të të rinjve në zhvillimin teknologjik, mundësive që krijon inovacioni dhe sfidave që inteligjenca artificiale paraqet për të ardhmen e tregut të punës. DOKU.TECH shërben si një hapësirë ndërveprimi mes institucioneve, sektorit privat, komunitetit të teknologjisë dhe mërgatës, duke mundësuar shkëmbimin e ideve dhe perspektivave për zhvillimin e vendit. Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall.
Burimi:
kultplus.com