Doktori Pashaj “shpërthen” në protestë: Rama ka mision zhbërjen e vendit! Besa e një tradhtari, thika pas shpine
Këtë të premte mbahet protesta e 132-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Ramës. Ermal Pashaj, doktori i njohur u shpreh se e keqja e këtij vendi është kreu i qeverisë Rama dhe zgjidhja e vetme është largimi i tij. Pashaj deklaroi se, sipas tij, kërkesat e protestuesve për dinjitet nuk po dëgjohen nga qeveria, ndërsa e akuzoi atë për klientelizëm dhe përdorimin e pushtetit për interesa të lidhura me qëndrimin në detyrë. Doktori u bëri thirrje qytetarëve të dalin në krah të vendit, duke iu referuar edhe sakrificave të brezave të mëparshëm. “Të ashtuquajturit e përzgjedhur të shtetit, nuk e kanë ndërmend të dëgjojnë kërkesat tonë. Ky emërues ka vetëm një mision, misionin e ka të lidhur me klientelizmin rreth karrikes së tij. Rama...
Burimi:
gijotina.com