Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë

Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë...