Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari
Policia e Finiqit ka nisur procedimin penal ndaj një 59-vjeçari, pasi ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të dendur. “Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë...