Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të Durrësit, duke u përhapur me shpejtësi dhe krijuar re të dendura tymi në zonë. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e mbetjeve nga një banor i zonës, ndërsa zjarri është pranë banesave. Shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka dërguar në terren dy mjete me 8 efektivë, ndërsa për mbështetje me ujë ka shkuar edhe një autobot. Në përpjekje për të kufizuar përhapjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata pranë banesave është nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit.