“Do t’i godasim fort”, Trump paralajmëron Iranin pas sulmit ndaj forcave amerikane

“Do t’i godasim fort”, Trump paralajmëron Iranin pas sulmit ndaj forcave amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të fortë amerikane ndaj Iranit, pas sulmeve iraniane ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Deklaratat e tij vijnë në një moment të tensionuar, pasi SHBA-ja dhe Irani kanë rifilluar shkëmbimin e drejtpërdrejtë të goditjeve ushtarake pas disa javësh relativisht të qeta. Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh i prerë për reagimin e Uashingtonit ndaj sulmeve iraniane. “Do t’i godasim fort. Do të ketë një përgjigje”, deklaroi presidenti amerikan, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara po përgatitin një reagim ushtarak ndaj Teheranit. Deklaratat e Trump erdhën pasi Irani ndërmori sulme me raketa balistike ndaj pozicioneve të forcave amerikane në Jordani, ndërsa njëkohësisht u raportuan edhe sulme me dronë ndaj...