“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim

“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim

Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në Facebook. Në mesazhin kërcënues, ndër të tjera, shkruhet: “mbaje mend do të vras” dhe “këtë ta garantoj”. Sipas dëshmisë së gazetarit, kërcënimi dyshohet se lidhet me një material filmik të realizuar dhe publikuar prej tij gjatë protestës së 8 shtatorit pranë Parlamentit. Në këtë material, Stafa kishte dokumentuar veprimet e disa personave civilë gjatë ndalimit dhe arrestimit të një protestuesi. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar me forcë kërcënimin dhe ka shprehur shqetësimin ethellë për sigurinë e gazetarit. AGSH e konsideron kërcënimin me vdekje, veçanërisht kur lidhet me ushtrimin e detyrës dhe publikimin e materialeve me interes publik, si një sulm të rëndë ndaj...