‘Do ngrohemi se është ftohtë’, studentët djegin karrigen mes bulevardit (VIDEO)
foto nga bulevardi deshmoret e kombit TIRANË- Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa të rinjtë janë mbledhur këtë të mërkurë përpara Kryeministrisë duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas marshimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur në Bulevard ku moti i ftohtë dhe reshjet e shiut nuk i kanë ndalur të qëndrojnë në shesh. Në kushtet e temperaturave të ulëta disa prej tyre i kanë vënë flakën një karrigeje për t'u ngrohur. View this post on Instagram 'Hajdeni të ngrohemi se është ftohtë', dëgjohen të thonë studentët, ndërsa zjarri i ndezur me karrigen është kthyer në një nga momentet e protestës së sotme. Reshjet kanë bërë që një pjesë e të rinjve të...
Burimi:
zeri.ai