“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio, Itali. Një 35-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua nga karabinierët dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy miq. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, mes tyre nisi një debat, i cili brenda pak minutash u përshkallëzua në konflikt fizik. Një pronar lokali pranë stacionit ka dëshmuar se i kishte parë dy të rinjtë duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni. Sipas dëshmisë së...