Djemtë me çanta shpine

Djemtë me çanta shpine

Monolog nga Dojna Mema/ Piranjat  Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimanzistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dhe autobote… Ëndrrat, përballë shkopave të gomës. Dhe herë pas here, një tufë policësh sulen e kapin një djalë të ri, e shtrijnë përtokë, e godasin me shqelma, grushte e shkopinj, edhe pse është i palëvizshëm. Ai djalë shpesh nuk ka në duar asgjë. Ndoshta, vetëm një çantë shpine. Një çantë, që duhej të mbante librat, me një shishe ujë, me një maskë kovidi, me një bukë me vezë të mbështjellë nga shtëpia. Ai djalë është fëmija i dikujt. Ka një nënë që pret me ankth duke parë lajmet, se mos i sheh emrin apo fytyrën.  Një nënë, që nuk i thotë dot “mos dil atje” sepse ia...