Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Djalli” nuk njeh humbje në derbi! Milani eleminon Interin, kuqezinjtë presin biletën për në Kupën e Italisë
👁7842
Milani është finalisti i Kupës së Italisë. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot Interin me rezultatin 0-3. Luka Joviçi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36, ndërsa në të 50-n dyfishoi shifrat. Ndërkohë goditja përfundimtare për Interin erdhi në minutën e 85, kur Reijndersi vulosi kualifikimin e Milanit në finalen e Kupës së Italisë. “Djalli” mbetet i pamposhtur në derbi në këtë sezon. Interi nuk ka mundur të marrë asnjë fitore përballë Milanit në 5 sfidat që kanë luajtur përgjatë këtij sezoni./Sport Ekspres/