Djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimeve: Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër

Djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimeve: Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku babai i tij u dënua me 25 vite burgim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi bëri të ditur se kishte takuar të atin pas shpalljes së vendimit dhe përcolli mesazhin e tij për mbështetësit. “Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptarë për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi ai. Sipas Altin Krasniqit, babai i tij dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së ndihen të fortë dhe krenarë, ndërsa, sipas tij, e konsiderojnë veten me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. “Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre”, thuhet në reagim....