Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dita e sotme me kthjellime, temperaturat nuk ndryshojnë
👁5921
Për ditën e sotme (9 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Gjatë orëve të mesditës deri pasdite vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta, kryesisht në relievet e larta malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 8...