Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të vendit

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të vendit

Për ditën e sotme (15 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.